11:33 21/12/2013
Nëse konsumoni të paktën një gotë verë në natë, pa e ditur keni ndihmuar sistemin imunitarë dhe i keni rritur trupit tuaj aftësinë për të luftuar infeksionet. Së fundmi shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumimi i një sasie të moderuar alkooli mund të jetë një faktor tejet pozitiv në sistemin imunitar të njeriut. Kjo i hap rrugë mënyrave të reja të studimit lidhur me faktin sesi trupi i njeriut reagon ndaj vaksinave dhe infeksioneve të ndryshme. Falë eksperiementeve tek majmunët, shkencëtaret e Universitetit të Kalifornisë, arritën në përfundimin se konsumimi i një sasie të moderuar alkooli, bënte të mundur që efekti i vaksinës në trup të ishte më madh. Ata vunë re gjithashtu se ky efekt nuk paraqitej tek kafshët që konsumuan sasi të mëdha alkooli. Këto rezultate interesante sugjerojnë se një gotë verë mund të çojë në uljen e vdekshmërisë, sidomos tek ata që kanë probleme kardiovaskulare.