14:31 08/03/201465 punime të artisteve femra shqiptare dhe të huaja u ekspozuan në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve për ditën e 8 Marsit. 45 nga pikturat dhe skulpturat ishin pjesë të Fondit të Galerisë që mbajnë firmën e piktoreve të njohura shqiptare.Mes veprave të përzgjedhura nga koleksioni i krijmtarisë së grave ishin edhe vizatimi, grafika, fotografia dhe artet dekorative. Të ftuarat në këtë takim ishin artiste të fushave të ndryshme, nga bota e kinemase, muzikës dhe baletit.Ekspozita e konceptuar si një rrugëtim në shekullin e fundit kishte si tematikë, “Një grua e suksesshme falë talentit të saj”.