Një grua tenton të fotografojë votën në Librazhd
Përfaqësues të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe punonjës të policisë kanë parandaluar një rast të fotografimit të votës në Librazhd, tek Shtëpia e Kulturës.
Punonjësit e policisë janë futur në qendrën e votimit dhe janë informuar se kishte patur probleme me procedurën e votimit me një 41-vjeçare me iniciale V.F, e cila mbante telefonin në dorë në kohën që po futej tek dhoma e fshehtë.
Në prezencë të punonjësve të policisë dhe të Komisionit u bënë sqarimet e nevojshme me qytetaren, e cila më pas votoi sipas rregullave dhe pa probleme. Komisioni nuk pati probleme dhe kërkesa të tjera. Procesi i votimit në këtë qendër nuk u ndërpre. /
tvklan.al