Një histori dashurie në qendrën e të moshuarve (Video)


Një histori dashurie në qendrën e të moshuarve (Video)

22:50 20/10/2018

Me rastin e Ditës së të Moshuarve drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi dhe këngëtari Bujar Qamili surprizuan të moshuarit e Qendrës Sociale Multidisiplinare në Tiranë.

Të dy artistët dhuruan çaste humori e kënge, duke sjellë momente gëzimi për të gjithë të moshuarit të cilët ndodhen në këtë qendër.

Ishte drejtuesi i emisionit, ai i cili lexoi po ashtu një letër dashurie që Naxhiu kishte shkruar për gruan me të cilën kishte rënë në dashuri në këtë qendër. Pasi lexoi letrën, Mamaqi me bandën e “Xing” i kënduan edhe një këngë çiftit të moshuarve të cilët dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit.

/tvklan.al






Të ngjashme