Një i vdekur nga sulmi në një tren në Zvicër
Ka humbur jetën një 34-vjecare e plagosur rëndë, gjatë sulmit me thikë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në një tren në Zvicër.
Në gjendje të rëndë është edhe autori 27-vjecar. Edhe 5 persona të tjerë janë duke marrë mjekim në spital, mes të cilëve ndodhet edhe një fëmijë 6 vjeç.
Policia lokale tha se nuk kishte të dhëna që akti të lidhej me terrorizmin.
Mediat zvicerane shkruajnë se autori kishte për qëllim të godiste gratë që ndodheshin në tren. Dyshohet se i riu ka pasur probleme psikologjike. /TV KLAN