Një ish gazetar, presidenti i ri i Parlamentit Europian
Me 351 vota në favor, italiani Antonio Tajani i Partisë Popullore Europiane, u zgjodh presidenti i ri i Parlamenti Evropian, duke zëvendësuar gjermanin Martin Schulz.
Rivali i tij në zgjedhjet e zhvilluara në Strasburg ishte kandidati socialist Gianni Pitella. Presidenti i ri ia dedikoi fitoren viktimave të tërmetit që goditi Italinë qendrore vitin e kaluar.
Tajani kujtoi edhe viktimat që ka shatuar terrorizmi, si edhe të pastrehët. Kreu i ri i Parlamentit Europian, me profesion gazetar, është një njeri i afërt me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi./ tvklan.al