“Një jetë më ty”/ Irma Libohova i këndon bashkëshortit disa ditë pas vdekjes
Vetëm disa ditë nga ndarja e jetës së aktorit Besnik Kaso, i cili ishte bashkëshorti i Irma Lobohovës, këngëtarja ka reaguar duke u ngjitur në skenë ku përloti gjithë të pranishmit.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale këngëtarja tregon këngën e tij të preferuar dhe porosinë e tij.
Përpara se ajo të këndonte këngën “Një jetë më ty”, Irma mes dhimbjesh dhe lotësh tha disa nga fjalët që i thoshte bashkëshorti i saj: “
Jeta kështu është, dhimbjen duhet ta mbaj për vete, ndërsa gëzimin duhet ta ndaj me të tjerët
.
Aktori Kaso u nda nga jeta, pas një sëmundje të rëndë./tvklan.al