Një karusel nga Durrësi për fëmijët korçarë (9 Korrik 2000)
Një durrsak ka ardhur nga bregdeti në Korçë dhe ka ngritur këtë karusel. 3 minuta kënaqësi paguhen paksa shtrenjtë. Sidoqoftë karuseli është i vetmi argëtim për këto fëmijë të këtij qyteti. 4 muaj më parë korçarët investuan 30 milionë lekë për këtë park lojërash. Paratë u mbyllën në bankë dhe projekti u shqyrtua dhe u miratua 3 muaj më parë. Ndërsa shumë ndërmarrje u ofruan të gatshme për të dhënë ndihmesën e tyre për ngritjen e këtij këndi.
E gjithë puna ka mbetur në doganë. Lodrat e përzgjedhura në Greqi nuk mund të vijnë në Korçë sepse taksa doganore është e madhe dhe me fondin e mbledhur nuk mund të paguhet. Në këtë mënyrë i fituar vazhdon të mbetet durrsaku që ka emigruar bashkë me karuselin dhe që i shpërblen shtrenjtë kënaqësitë e vogëlushve të Korçës./tvklan.al