Një këmbë më e shkurtër se tjetra, faktet që nuk dini për John Kennedy
John Kennedy u zgjodh president në vitin 1961 pasi mposhti Richard Nixon. Gjatë kohës që qëndroi në detyrë, puna e tij u shënua me tensione të larta në lidhje me shtetet komuniste të asaj kohe, për të treguar forcën në Luftën e Ftohtë. Kennedy vdiq në 22 Nëntor të vitit 1963 pasi u qëllua me një plumb në kokë.
Më poshtë do ju njohim me disa fakte që nuk i dini për ish-presidentin e SHBA-së.
- Kennedy ishte vetëm 43 vjeç kur u bë president, duke u bërë presidenti më i ri i zgjedhur ndonjëherë në SHBA. Ndërsa, Theodore Roosevelt është bërë president më i ri në moshë se ai, por e ka marrë detyrën pas vdekjes së William McKinley në vitin 1901. Roosevelt shërbente si zv/president, kur Amerikën e drejtonte McKinley.
- John Kennedy vdiq 46 vjeç, mosha më e re në të cilën ka vdekur një president i SHBA-së.
- Kennedy u plagos në një aksion në vitin 1943, kur anija e tij patrulluese u godit nga japonezët. Për trimërinë e treguar ai mori një medalje, “Purple Heart”, të cilën asnjë president tjetër nuk ka arritur ta fitojë.
- JFK raportohet se trashëgoi rreth 10 milionë dollarë për shkak të pasurisë së babait të tij, Joseph P Kennedy Sr.
- Ai është presidenti i fundit që ka mbajtur kapele ditën e inaugurimit.
- Në Shkurt 1962, ai bleu 1,200 puro kubaneze. Këtë e bëri pak para se të ndalonte tregtinë me Kubën.
- Kennedy vishte këpucë me porosi. Një nga këmbët ishte më e shkurtër se tjetra.
/tvklan.al