Një koncert-homazh në Liban


Një koncert-homazh në Liban

08:40 07/12/2020

Kujtim për viktimat e tragjedisë dhe frymëzim për ringritjen e qytetin

Trompisti i xhazit Ibrahim Maalouf riktheu buzëqeshjen tek libanezët duke mbajtur një koncert për personat që humbën jetën  nga shpërthimi katastrofik i 4 Gushtit.

Maalouf, 40 vjeç, ndihmoi në mbledhjen e rreth 2 milion eurove për Libanin gjatë një koncerti bamirësie në Francë, pas shpërthimit që vrau rreth 200 njerëz dhe shkatërroi një pjesë të madhe të kryeqytetit, përfshirë zonën e Beirut Souks.

Publiku mbante maska ​​për t’u mbrojtur nga Covid-19. Ky koncerti është pjesë e festivalit vjetor Beirut Chants Festival, një seri shfaqjesh falas të mbajtura para Krishtlindjeve.

Ibrahim Maalouf u shpreh se këto ngjarje të tilla kulturore duhet të shërbejnë si një lloj shprese për të ringjallur edhe njëherë Libanin dhe nëse askush nuk merr masa do të shuhet si një qiri.

Përpos shkatërrimit, kriza ekonomike dhe pandemia e kanë çuar drejt kolapsit Libanin. Recesioni ka paralizuar bankat, ka rritur edhe më shumë varfërinë dhe një pjesë e madhe e njerëzve tani po largohen nga vendi kryesisht drejt vendeve europiane për një jetë më të mirë.

Klan Plus






Të ngjashme