Një libër për 38 martirët e Kishës Katolike
Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike në 5 Nëntor në Shkodër është paraprirë nga ky botim dy vëllimesh me biografitë e secilit prej tyre.
I shkruar nga Atë Leonardo Di Pinto, që sot nuk jeton më,
“Imzot Vinçec Prennushi me shokë martirë”
është dëshmia e dashurisë për hyjin, edhe kur ata u përndoqën, u torturuan, u burgosën dhe u vranë nga ish – regjimi komunist.
Kjo antologji biografish, e shkruar në italisht dhe e përkthyer në shqip, përmes jetës dhe veprimtarisë së 38 martirëve, bën një skaner të plotë të gjithë etapave që kaloi Kisha Katolike shqiptare përgjatë periudhës së diktaturës.
Tv Klan