Një lumë me ujëra të zeza, zgjimi i tmerrshëm i banorëve
Banorët e një qyteti të Irlandës e gjetën veten të rrethuar nga ujërat e zeza, që kishin mbushën rrugët e shtëpitë e tyre brenda natës.
Me dhjetëra banesa në Limerick u goditën nga vërshimi i ujërave të zeza, për shkak të dëmtimit të tubacioneve. Adrian Ryan, një banor i zonës tha se kur kishte hapur derën e shtëpisë, një vërshim uji e kishte shtyrë mbrapsht. Por për fatin e tij të keq, ashtu sikurse edhe shumë banorëve të tjerë, ky "cunami" nuk ishte ujë nga qielli. Për shkak se ujërat e zeza kanë depërtuar në banesa, shumë janë detyruar që të hedhin pajisjet eletroshtëpiake, ndërsa kanë akuzuar zjarrfikëset për ndërhyrje të vonuar./tvklan.al