“Një majmun në xhungël”
Gjiganti i veshjeve HM akuzohet për racizëm. Marka suedeze postoi në rrjetin social Twitter një foto të një fëmije me ngjyrë, i cili kishte veshur një triko që shkruante “
një majmun në mes të xhunglës
”. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e njerëzve nga e gjithë bota në rrjete sociale, të cilët akuzonin kompaninë për racizëm ndaj njerëzve me ngjyrë. Për këtë arsye, HM ka kërkuar falje ndaj të gjithëve që janë ofenduar, dhe e ka fshirë këtë reklamë nga faqja zyrtare në rrjetet sociale. Por HM nuk është e vetmja kompani që është akuzuar për racizëm. Kompania e sapunëve Dove, vitin që shkoi kërkoi falje pasi kishte postuar një reklamë të një gruaje me ngjyrë që kthehej në një grua të bardhë pasi ndërronte bluzën. Klan Plus