Një mësim për të mos u harruar
Një grup nxënësish kanë nisur një fushatë të pazakontë, për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve. Ata kanë vendosur që hiqen si të vdekur duke u shtrirë në rrugë.
Kjo fushatë, e cila kërkon që t'i bëjë shoferët më të kujdesshëm në timon ka bërë që nxënësit e shkollës fillore të Banchory, Skoci të shtrihen njëri pas tjetrit në asfalt. Prindërit në shkollën Alloa thanë se masat e dëshpëruara ishin marrë pas shqyrtimit të disa ideve. Megjithatë kjo fushatë ka krijuar jo pak debat dhe shumë i kanë bërë thirrje prindërve që të përdorin masa më tradicionale. Nga ana tjetër, policia e zonës tha se kjo metodë do të tërhiqte vëmendjen e shoferëve dhe me shpresë do tejçojë mesazhin në mënyrë më efektive./tvklan.al