Një mrekulli e Zotit


Një mrekulli e Zotit

18:34 27/02/2019

Një foshnje që peshonte 286 gram, më në fund ka dalë nga spitali pasi mbahej nën vëzhgim për shkak se ishte tepër i dobët. Prej disa muajsh, djali nga Tokio qëndronte në inkubator dhe mendohet se është foshnja më i vogël i porsalindur ndonjëherë.

Foshnja lindi me operacion cezarian në Gusht të vitit 2018 pasi mjekët vunë re se ishte ndalur zhvillimi në mitër. Bluzat e bardha ishin të shqetësuar se jeta e foshnjes mund të ishte në rrezik. Për këtë arsye, ata vendosën të kryenin operacionin cezarian.

Kur foshnja lindi, ishte shumë i vogël dhe u trajtua me kujdes. Gjatë gjithë kësaj kohe ishte mbajtur në inkubator dhe të mërkurën e kaluar më në fund doli nga spitali. Mjekët thanë se ky rast do t’u japë shpresë familjeve të tjera për foshnjet e lindura para kohe.

/tvklan.al






Të ngjashme