Një mysliman në krye të Bashkisë së Londrës


Një mysliman në krye të Bashkisë së Londrës

10:25 07/05/2016

Sadiq Khan u zgjodh zyrtarsisht kryetari i Bashkisë së Londrës, duke mundur rivalin e tij 41 – vjeçar Zac Goldsmith, trashëgimtari miliarder i një familjeje aristokrate.

Sadiq Khan është deputet i Partisë Laburiste të Jeremy Corbyn.

45 – vjeçari është djali i një familjeje të varfër emigrantësh, të ardhur nga Pakistani në fund të viteve 60 -të. Babai i tij ka ushtruar prej vitesh profesionin e shoferit të autobusit, ndërsa e ëma zanatin e rrobaqepëses.

Khan është Kryebashkiaku i parë i Londrës, i besimit mysliman.

Karriera e tij politike nisi në moshën 30 – vjeçare në zgjedhjet komunale dhe pësoi ngjitje konstante, deri në postin e Ministrit të Transportit, në qeverinë e Kryeministrit të fundit laburist, Gordon Brown.

Sadiq ka qenë prej vitesh avokat për të drejtat e njeriut. Ai është i martuar me Sadiyan, një ish – kolegen e tij avokate dhe ka dy vajza.

Si një britanik i brezit të parë, Khan është i apasionuar me sportet me tradicionale të vendit ishullor, futbollin dhe kriketin. Qytetari i parë i Londrës është tifoz me Liverpulin.

Tv Klan






Të ngjashme