“Një ndër muajt më të bukur të jetës”


“Një ndër muajt më të bukur të jetës”

20:40 26/04/2020

Programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan solli sot intervistën e veçantë me vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.

Stefi tregon se kjo periudhë izolimi si pasojë e pandemisë i ka bërë shumë mirë, pasi është afruar më shumë me familjen dhe i ka dhënë mundësinë të jetë më afër problematikave të shtëpisë.

Nga ana tjetër, Endri shprehet se ky ka qenë muaji më i bukur i jetës së tij, sepse është rikthyer edhe njëherë tek periudha e fëmijërisë.

Ardit Gjebrea: Erdhët këtu dhe u mbyllët brenda?

Stefi Prifti: Po patjetër!

Ardit Gjebrea: Njeriu në këto momente fillon dhe reflekton. Për çfarë keni menduar më shumë?

Stefi Prifti: Na ka bërë mirë, se jemi afruar me familjen më tepër. Jeta jonë është e bukur, por larg shtëpisë. Kemi patur mundësinë të jemi më afër me fëmijët, me afër me problematikat e brendshme që ka shtëpia, të cilat po të mos kishte ndodhur kjo që ndodhi, ndoshta ne nuk do t’i kuptonim kurrë, thënë kështu.

Ardit Gjebrea: Endri, thonë që çdo e keqe e ka një të mirë, për ty ku ishte e mira e gjithë kësaj katastrofe?

Endri Stefi: Të them të vërtetën, ky muaj ka qenë një ndër muajt më të bukur të jetës. Kam kujtuar jetën e fëmijërisë, kam dalë në të gjitha malet ku shkonim kur ishim të vegjël, nga Bozdoveci, Çardhaku, Morava, ç’të të them, ku s’kam shkuar, të gjitha malet, me nipin, me djemtë. Domethënë me familjen, se thonë ky thyen karantinën, me ata që fle me ata shkoj maleve, spektakël.

Ardit Gjebrea: Pra ke bërë qejf?

Stefi Prifti: Jo qejf, fiskulturë dhe kam kujtuar fëmijërinë!/tvklan.al






Të ngjashme