Një ndihmë e veçantë për qytetarët korçarë (31 Gusht 1999)
Komuniteti Ndërkombëtar dërgon ndihma për qytetarët korçarë për kësaj here ndihma është e veçantë. 23 maune frigoriferike me pjeshkë u janë ndarë banorëve të këtij qyteti. Pjeshkët e ardhura nga Greqia janë shpërndarë në disa komuna të Korçës, në Devoll, Maliq, Bilisht e të tjerë. Përveç bashkive dhe komunave, nga kjo ndihmë kanë përfituar dhe Drejtoria e Policisë dhe Spitalet. Ky ishte vetëm kontigjenti i parë i ndihmave së akorduar nga Komuniteti Europian për banorët e Korçës. Ndërkohë shumë shpejt do të mbërrije kontigjenti i dytë ku do të ketë 10 mijë ton pjeshkë, 600 ton mish pule, rrush, ullinj e të tjerë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori