Një nishan i thjeshtë mund t’ju kushtojë jetën
Një nënë, e cila nënvlerësoi kancerin, duke e konsideruar si çrregullim hormonal gjatë shtatzënisë, ka ndarë historinë e saj të dokumentuar nëpërmjet fotove.
Bethany Greenway, një 39 - vjeçare nga Austrin, Teksas, e fitoi betejën medesmoplastic melanoma,
një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të lëkurës. Gjithçka nisi me një njollë të zezë në pjesën e ballit, që doli gjatë kohët që ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, në 2014 -ën. Pavarësisht se u vizitua tek një dermatolog, asaj iu tha se nuk kishte gjë për t'u shqetësuar dhe nuk pati asnjë simptomë për 18 muaj. Por kur u shfaq një nishan dhe nisi të kishte dhimbje në të njëjtën zonë, ajo kërkoi ndihmë mjekësore. Ishte pikërisht ky momenti kur mjekët arritën të përcaktonin diagnozën. Nishani u hoq dhe më pas 39 - vjeçarja iu nënshtrua një ndërhyrje për të mbuluar zonën e prekur, por procedura e la me shenja të rënda. Ndërkohë që sapo ka përfunduar raundet finale të trajtimit, ish - fotografja e ka publikuar historinë e saj në internet, me anë të disa fotografive. Greenway bën thirrje për përdorim të kremit mbrojtës ndërsa shprehet se beteja e saj ishte "një çmim i vogël për të parë vajzat që rriten".
Gruaja thotë se ka mbetur e shpërfytyruar nga ky kancer shkatërrues, megjithatë ajo shprehet e lumtur që arriti t'i mbijetonte. 39 - vjeçarja bën thirrje për të mos neglizhuar qoftë edhe shenjën më të vogël që ju shfaqet në lëkurë, pasi pas saj mund të fshihet diçka e tmerrshme. *Melanoma, kanceri vdekjeprurës i lëkurës.
Melanoma mund të shfaqet kudo në trup, por ajo është më e zakonshme në pjesën e pasme, në këmbë, krahë dhe fytyrë e deri poshtë thonjve.
Ndonëse më pak të zakonshme, ato shpesh përhapen në organe të tjera të trupit, duke i bërë edhe më vdekjeprurëse.
Shenja më e zakonshme është shfaqja e një nishani të ri, apo ndryshimi i një nishani ekzistues.
/tvklan.al