Një orë shi përmbyt rrugët në Durrës – (10 Nëntor 2000)


Një orë shi përmbyt rrugët në Durrës – (10 Nëntor 2000)

16:09 10/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Pas kaq muajsh thatësirë, mjaftuan dy-tre rrebeshe shiu, që qytetet tona të përmbyten. Pas një dekade ndërtimesh pa leje e pa sistem, tani pushtetet vendore kanë filluar të japin alarmin, se kolektorët dhe kanalizimet janë zënë. Kjo është rruga në hyrje të Durrësit. Këto janë gjurmët që lanë vetëm dy orë shi. Për këtë arsye kryetari i bashkisë Miri Hoti është zotuar, se nuk do të ngurojë t’i shkatërrojë objektet, që kanë zënë kanalizimet dhe kolektorët. Edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka premtuar 10.5 milion lekë për të zgjidhur këtë problem./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme