Një përvojë unike në ujëvarat e Pensilvanisë


Një përvojë unike në ujëvarat e Pensilvanisë

16:13 10/06/2017

Mikah Meyer viziton një pikë turistike, e njohur për shtigjet me pamje mahnitëse dhe ujëvarat spektakolare. Meyer, misioni i të cilit është të vizitojë të 411 pikat turistike të Shteteve të Bashkuara, ndan me Zërin e Amerikës momentet më të bukura nga ky udhëtim.

Gjurmët e vjeshtës i gjen ngado në zonën e rekreacionit të Grykës së Delawaret, në verilindje të Pensilvanisë. Vizitori i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, përfitoi nga gjithë atmosfera e krijuar. “Jam i rrethuar nga ashet që rriten në këtë vend, lulet lejla, rozë dhe të kuqe të të cilave shpërthejnë, duke filluar nga fundi i pranverës”, thotë ai.

Shtigjet dhe urat i çojnë turistët në një pejzazh që ndryshon vazhdimisht; gjethet e rëna, përrenjtë e rrëmbyeshëm, deri tek ujëvarat spektakolare të parkut. Mikah i vizitoi këto vende, të cilat pas një dite me shi, dukeshin veçanërisht magjike.

Në këtë pjesë të parkut, të quajtur

Loja e Fëmij

ës, një sërë urash kryqëzohen me ujëvarat në një hark prej vetëm tre kilometrash.

Parku 283 kilometra katrorë, i cili ofron përveç të tjerave një pamje spektakolare të lumit

Delaware

, i kapërcen kufijtë e shteteve verilindore të Nju Xhërsit dhe Pensilvanisë./VOA






Të ngjashme