Një prezantuese lajmesh ndryshe nga të tjerat
Jemi mësuar t’i shohim robotët duke na ndihmuar në aeroporte, supermarkete apo biznese të ndryshme. Por shumë pak njerëzve do t’i kishte shkuar në mend që një robot do të prezantojë lajmet. Erika do të jetë folësja e parë e një edicioni informative në botë.
Ajo pritet të debutojë zyrtarisht në muajin prill në një agjenci lajmesh japoneze. Drejtori i inteligjencës robotike në Universitetin e Osakës u shpreh se kishin tre vite që prisnin që robotit Erika t’i jepej mundësia të prezantonte lajmet.
Deri tani Erika ka një hapësirë lëvizjeje deri në 20 gradë, por ajo mund të kuptojë se nga vijnë zhurmat dhe t’i drejtohet kolegëve, të bisedojë me ta pa problem. Shkencëtarët kanë punuar për një kohë të gjatë për dizanjimin e saj, në mënyrë që androidi të duket sa më real për publikun.
Klan Plus