Një qytetar fotografon votën në Korçë, shpallet në kërkim
Procesi i votimit në shkollën 9-vjeçare “Sotira Gurra” në Korçë u bllokua për disa minuta pasi një qytetar u zbulua teksa fotografonte votën e tij.
Policia bën me dije se 29-vjeçari me iniciale E.K pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek vendi i fshehtë.
Pasi ka kryer veprimet ka bërë fotografimin e fletës së votimit, veprim që është parë nga anëtarët e komisionit.
Komisioni i bllokoi fletën e votimit 29-vjeçarit, i cili më pas u largua menjëherë nga qendra e votimit.
Policia ka shpallur në kërkim të riun, ndërsa në këtë qendër ka rifilluar normalisht procesi i votimit.
/tvklan.al