Një robot dirigjent
Prej vitesh roboti ka hyrë në shoqëri duke zëvendësuar një sërë shërbimesh. Shumë pak mendojnë se një i tillë mund të dirigjojë një orkestër. Kjo ka ndodhur në teatrin “Verdi”. YuMi është dirigjenti më i ri.
Ai nuk tregoi asnjë shenjë nervozizmi, por dirigjoi me shumë sukses orkestrën Filarmonike të Luccas. Madje roboti dirigjoi një nga zërat më të famshëm të kësaj muzike në botë, Andrea Boceli. Por megjithatë nuk ka qenë e lehtë për muzikantët të mësoheshin me lëvizjet e YuMi.
Dirigjenti i orkestrës, Andrea Colombini
tha se “Në thelb duhet të gjejmë kohë për të kuptuar lëvizjet e tij. Kur gjetëm rrugën, gjithçka ishte shumë e lehtë. Është absolutisht fantastike. Dhe teknikët ishin fantastikë vetëm për të bërë gjithçka të përsosur, veçanërisht në gjatësinë dhe shpejtësinë e gjestit, gjë që është shumë e rëndësishme.”
YuMi, është emri i formuar nga bashkimi i përemrave vetorë ‘ti dhe unë’. Ai i ka mësuar të gjitha lëvizjet e sakta në prova. Roboti performoi disa vepra duke përfshirë edhe operan e famshme “La Donna e ‘Mobile’”./Klan Plus