“Vetting” edhe për stafin e ALUIZNI-t, hapet konkursi


“Vetting” edhe për stafin e ALUIZNI-t, hapet konkursi

15:25 22/08/2017 https://youtu.be/cpGtZAntB5I

Qeveria ka vendosur të reformojë tërësisht të gjitha agjencitë të cilat merren me trajtimin e pronës. Ka qenë kreu i agjencisë së legalizimit dhe urbanizimit të zonave informale Artan Lame, i cili përmes një konference për shtyp njoftoi hapjen e konkursit për të gjitha pozicionet në këtë institucion.

Artan Lame tha se qeveria është e vendosur që brenda këtij mandate të mbyllë tërësisht porcesin e legalizimet dhe t’i gjejë zgjidhje objekteve që nuk përfitojnë nga legjislacioni në fuqi.

Deri tani janë 144 mijë ndërtime pa leje që janë formalizuar, ndërsa mbeten për të marrë zgjidhje edhe po kaq aplikime që janë depozituar në zyrat e ALUIZNI-t.

/Tv Klan





Të ngjashme