Një Shën Valentin special në kryeqytet (14 Shkurt 2001)
Tirana e ka përjetuar si rrallëherë sot, ditën e të dashuruarve. Çifte të rinjsh, çifte të dashuruarish, fëmijë, familjarë, të rinj, kanë zbarkuar sot në liqenin artificial të Tiranës. Jo vetëm sepse liqeni është streha e të dashuruarve, por sepse Bashkia e Tiranës, Tv Klan, Top Albania Radio, Akademia e Arteve kanë organizuar për këtë ditë një festë të vërtetë e cila nisi që në orët e para të mëngjesit./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori