Një shqiptar kapet me drogë në Itali
Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar në Varese për trafik droge. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte pronar i një lokali po në Varese.
36-vjeçari përdorte lokalin si mbulim për të mos rënë në sy për aktivitetin e paligjshëm të drogës.
Pavarësisht kësaj, policia italiane në bazë të dyshimeve kishte filluar hetimet që përfunduan me një operacion, ku u arrestua shqiptari.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në lokal është gjetur dhe sekuestruar 77 kilogramë marijuane.
Tv Klan