Një shtëpi e re për fëmijët e braktisur në Durrës (16 Nëntor 2000)
Të sapolindurit e braktisur në Durrës vërtetë nuk kanë një familj, por një strehë se ku mund të qëndrojnë, po. Godina është rikontrustruar nga një fondacion “Home and hope for children” duke krijuar kushte për të qëndruar në grupe sipas moshës. Duket se gjithkush ka apartamentin e tij me dhoma gjumi, sallë ndenjeje, dhomë ndenjeje, banjo dhe verandë.
Tre kate ku në parin janë quajtur të engjejve, janë vendosur të sapolindurit, në katin e dytë flutura ku rrinë fëmijët 1-2 vjeç dhe në katin e motërzave fëmijët mbi 2 vjeç. Vjen një moment dhe disa largohen. Vetëm sivjet janë birësuar mbi 20 fëmijë. Përveç këtyre ka dhe fëmijë me probleme për të cilët mendohet të shtohet një qendër zhvillimi për trajtimin e fëmijëve mbi 6 vjeç./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti