Një shtëpi për romët


Një shtëpi për romët

15:56 10/11/2017

Kjo është Elvira, një 32 - vjeçare rome që jeton në kushtet e mjerimit ekstrem, sëbashku me 4 fëmijë të mitur dhe bashkëshortin.

Si shumë pjestarë të tjerë të komunitetit të saj, ajo nuk ka një shtëpi të sajën.

"Jemi me qera, jam vetë i gjashti, nuk kemi ku të shkojmë, asnjë të ardhur asgjë".

Ajo na fton të futemi brenda asaj që ajo quan banesë, për të na treguar se nuk ka asgjë.

Me një dhomë pa dritare, Elvira do të kalojë dimrin sëbashku me familjen e saj.

"Pa drita pa ujë, paguajmë 20 mijë lekë".

Në vend mendohet se janë afro 100 mijë persona të komunitetit rom, por zyrtarisht vetëm 20 mijë janë të regjistruar.

Për t'i strehuar ata që nuk kanë banesa, për herë të parë është akorduar nga qeveria një fond i posaçëm.

"Romët dhe egjiptianët do të përfitojnë nga programet e strehimit social jo më pak se 5 fonde nga çdo program, çdo vit".

Këtë deklaratë, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu e bëri gjatë konferencës rajonale, të mbajtur në kryeqytet, pjesë e së cilës ishin ministra dhe përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Tv Klan





Të ngjashme