Një skandal i ri privatësie shfaqet në kohën më të vështirë për Facebook


Një skandal i ri privatësie shfaqet në kohën më të vështirë për Facebook

18:25 26/03/2018

Facebook po përballet me një skandal tjetër të privatësisë, i dyti në dy javët e fundit. Këtë herë kompania është kritikuar për ruajtjen e mesazheve dhe thirrjeve të disa prej përdoruesve të saj, të cilët u futën në Facebook, duke përdorur aplikacionet Android të kompanisë.

Disa përdorues të Facebook, të cilët kërkuan një arkiv të të dhënave të tyre personale pas skandalit të kohëve të fundit të Cambridge Analytica, gjetën diçka shqetësuese në skedarët e tyre: Facebook kishte ruajtur me muaj të tërë, të dhëna rreth përdoruesve dhe personave me të cilët ata kishin shkëmbyer thirrje dhe mesazhe.

Për të qenë më të qartë: Facebook nuk kishte mesazhet ose regjistrime të telefonatave. Por kishte ruajtur të dhënat se me kë kanë komunikuar përdoruesit, kujt iu kanë dërguar mesazhe, kë kanë marrë në telefon dhe sa ka zgjatur e gjithë telefonata.

Facebook nxitoi t’i vërë fre kësaj historie. Kompania publikoi një “kontroll të fakteve” në blogun e tyre, në të cilën ata mohuan të kenë bërë diçka pa aprovimin e përdoruesve.

Duket sikur pala që ka faj në këtë rast nuk është drejtpërsëdrejti Facebook, por sistemi operativ Android. Ars Technica vë në dukje se versionet e vjetra të aplikacioneve Android lejohen të kenë aksese në thirrjet dhe mesazhet kur përdoruesit në fakt kanë lejuar vetëm leximin e kontakteve.

Duket se Facebook mendon se përdoruesit e tij kanë dhënë leje për pasur akses në mesazhet dhe telefonatat. Por përdoruesit nuk mund të kenë zgjedhur në mënyrë të qartë për ta bërë këtë.

Pyetja që shtrohet tani është se sa njerëz do ta shohin këtë thjesht si një tjerët skandal të privatësisë së Facebook, ndoshta duke parë mbi nuancat e vjetëruara të Android dhe autorizimeve të aplikacionit.

Titujt kanë rëndësi për Facebook tashmë

Analistët e

Macquarie Research

thanë në një shënim të botuar pas skandalit të Cambridge Analytica, që titujt e artikujve kanë rëndësi për Facebook-un.

“Në këtë rast, titujt kanë shumë rëndësi për stogjet”,

thanë analistët në një njoftim të botuar më 19 mars.

“Ndërsa do të ketë më shumë gazetarë të cilët mund të analizojnë pikërisht atë çfarë ka ndodhur në lidhje më çështjen më të fundit që përfshin Cambridge Analytica, nëse kishte shkelje të të dhënave ose jo, detajet kanë pak rëndësi nëse shihen nëpërmjet lenteve të ngushta të analistëve. Ato çfarë kanë rëndësi janë titujt e gazetave.”

Edhe ata që nuk ndjekin me vëmendje lajmet e teknologjisë ka të ngjarë të kenë informacion për skandalin e Cambridge Analytica dhe tani për Facebook ka një sërë titujsh negativë si

“Facebook ka vjedhur mesazhet dhe telefonatat nga telefonat Android

”. Nuk është një paraqitje e mirë.

Kjo është akoma më e dhimbshme për Facebook. Ajo vjen pasi kompania po përpiqet të rifitojë besimin e publikut pas skandalit të Cambridge Analytica. CEO Mark Zuckerberg madje shkroi një mesazh të plotë për përdoruesit dhe pagoi që ai të publikohej në gazeta në SHBA dhe Britani të Madhe.

Skeletët e Facebook janë duke rënë nga dollapi

Koincidenca e këyre dy historive në të njëjtën kohë, jep përshtypjen se Facebook po merret me skandalin e privatësisë. Përkundrazi, kompania ka vendosur të merret më vonë me këto çështje.

Faceboook e dinte që Cambridge Analytica kishte aksesuar në mënyrë të papërshtatshme, të dhënat e saj në 2015, kur një gazetar i Guardian zbuloi se firma kërkimore kishte mledhur të dhëna për miliona përdorues të Facebook. Facebook tashmë kishte ndryshuar aplikacionet për të ndaluar njerëzit që të “dorëzojnë” të dhënat e miqve të tyre, por kjo nuk e pengoi Cambridge Analytica dhe vazhdoi të lejonte që kompania të operonte në platformën e saj.

Dhe çështja e re e Android ishte për shkak të një versioni të sistemit operativ Android që i lejoi Facebook-ut të kishte akses në mesazhe dhe telefonata nga viti 2015 në 2017. Përsëri, është një çështje e vjetër për Facebook, por ekziston një mungesë transparence që është kthyer në qendër të vëmendjes për të dëmtuar kompaninë.

Burimi: James Cook, Business Insider 

Shqipëroi: tvklan.al





Të ngjashme