Një supernova në Tokë para 33 mijë vitesh


Një supernova në Tokë para 33 mijë vitesh

22:21 01/09/2020

Studiuesit kanë gjetur kampionë të një metali të ardhur nga ky shpërthim

Prej 33 mijë vitesh Toka po kalon në gjurmët e një reje të lënë pas nga shpërthimi i një sueprnove. Këtë hipotezë duket se e konfirmojnë shenjat e një përbërjeje kimike të hekurit, por ekstremisht e rrallë, të cilat janë gjetur në thellësitë oqeanike.

Kërkuesit kanë analizuar kampionë provash të mbledhur nga tabani oqeanik me elementë që datojnë 33 mijë vjet dhe është gjetur gjurmë të hekurit 60, që është një atom i të njëjtit element kimik, por me masë të ndryshme.

Ky prodhohet nga yje me dendësi të lartë, që pasi mbërrijnë në fund të ciklit të tyre evolutiv, shpërthejnë si supernova. Supernovat janë yje shumë të ndritshëm, me masë shumë herë më të madhe se Dielli, që kur shpërthejnë në fund të jetës së tyre, çlirojnë një energji që mund të krahasohet me atë që Dielli ynë çliron gjatë gjithë ekzistencës së tij.

Sipas shkencëtarëve, hekuri 60 është një element radioaktiv, të cilit i duhen 15 milionë vite që të shformohet, çka shpjegon se çdo atom i gjetur në Tokë, duhet të jetë krijuar para krijimit të planetit tonë,që është 4.6 miliardë vjeç.

Prej këtij arsyetimi mbërrin hipoteza që është mbetje e shpërthimit të një supernove. Gjithashtu reja e gazit, me pluhur dhe plazme që quhet Local Interstellar Cloud, të cilën po e përshkon Toka, mund të jetë krijuar pikërisht nga shpërthime të hershme të një supernove.

Klan Plus






Të ngjashme