Një telefonatë alarmon policinë e Korçës


Një telefonatë alarmon policinë e Korçës

19:35 31/08/2016

Një telefonatë në policinë e Korçës njoftoi për dy të vrarë në fshatin Lekas. Sipas policisë, një telefonues anonim tha se dy persona kanë humbur jetën, si pasojë e një përplasje me armë.

Uniformat blu të Korçës rrethuan zonën ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja. Pas verifikimeve, në fshatin Lekas  nuk rezultoi asnjë gjurmë se aty mund të ketë ndodhur vrasje.

Policia ka tentuar të lidhet me personin që raportoi vrasjen, por telefoni i tij rezulton i fikur menjëherë sapo komunikoi me efektivet e komisariatit të Korçës.

Kjo e fundit po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identitetin e personit që raportoi për vrasje.

Sipas policisë, njoftimi për dy të vrarë deri tani rezulton fals.

Tv Klan






Të ngjashme