Një tërmet i fuqishëm godet Perunë


Një tërmet i fuqishëm godet Perunë

17:05 10/09/2016

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur veriun e Perusë gjatë ditës së shtunë. Tërmeti kishte një thellësi prej 114 km.

Nga të dhënat e para nuk bëhet e ditur që të ketë dëme në njerëz. E prekur është qendra e rajonit San Martin, e banuar nga rreth 40 mijë persona.

Tv Klan






Të ngjashme