15:52 17/02/2014Mbyllja e defekteve kirurgjikale përmes transplantit me pjesë nga vetë trupi i pacientit është një tjetër arritje e spitalit amerikan në Tiranë. Ekipi i mjekëve të specailaizuar të këtij spitali të kryesur nga doktor alfred aga kanë realizuar me sukses të parin transplant tek një paciente e cila ishte e prekur nga kanceri në nofull. Pas heqjes së një pjesë të nofullës, mjeket e spitalit amerikan ia kanë zevendësuar atë me pjesë të marrë nga shpatulla e vetë pacientes.Kjo ndërhyrje e rrallë që kryehet për herë të parë në vendin tonë konsiderohet e veshtirë si për mjeket ashtu edhe për pacientin.Pavarësisht vështirësive pacientia shprehet se ndihet mjaft mire.Kjo nuk është hera e parë që spitali amerikan, sjell rrisi në fushën e mjekësisë ne vend.