Një tjetër foto trondit opionin publik


Një tjetër foto trondit opionin publik

09:08 28/10/2016

Ajo qëndron pa ndjenja me shiringë në dorë në automjet, ndërsa në sediljen e pasme ndodhet djali i saj i vogël.

Kjo është një tjetër pamje tronditëse që këtë herë vjen nga Indiana, SHBA, të asaj që tashmë është kthyer në një fushatë të vërtetë kundër përdorimit të heroinës.

Fotoja, e publikuar nga CNN, tregon momentin kur policia gjeti 25 – vjeçaren Erika Hurt në një parking në Hope të Indianës.

Ajo mbante në dorë një shiringë ndërsa kishte pësuar overdozë. Por ajo që e bën shumë më të rëndë situatën është fakti se policia gjeti djalin e saj të vogël duke qarë në sediljen e pasme.

Sipas policisë, gruaja i mbijetoi overdozës ndërsa tashmë, ajo duhet të përballet me akuzat e neglizhencës ndaj fëmijës dhe posedim droge./tvklan.al

gruaja-cnn1





Të ngjashme