Një tjetër shtet zhvendos ambasadën në Jeruzalem


Një tjetër shtet zhvendos ambasadën në Jeruzalem

13:34 25/12/2017

Guatemala bëhet shteti i dytë, pas SHBA që do të lëvizë ambasadën saj të Izraelit nga Tel Avivi në Jeruzalem. Ky vendim është marrë, pasi Presidenti i Guatemalës Jimmy Morales, ka biseduar me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu.

Guatemala ishte një nga nëntë vendet që votuan kundër rezolutës të OKB-së duke i bërë thirrje SHBA-ve të kthejnë njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Statusi i Jerusalemit është një çështje shumë e ndjeshme.

Palestinezët duan Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tyre të ardhshëm dhe të gjitha vendet aktualisht mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Që prej njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Donald Trump, ka shpërthyer dhuna dhe përleshjet mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite në Jeruzalem dhe në të gjithë Bregun Perëndimor.

/tvklan.al

 






Të ngjashme