3 viktima dhe 64 raste të reja
Pasditen e së hënës në Shqipëri është regjistruar viktima e 59 për shkak të koronavirusit. Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ndërroi jetë në spitalin Infektiv. Ai ishte shtruar prej 10 ditësh dhe ishte në gjendje të rëndë.
Përveçse i infektuar me Covid-19, i ndjeri vuante edhe nga hipertensioni.
69-vjeçari bëhet viktima e 3 këtë të hënë nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy pacientë të tjerë humbën jetën paradite për shkak të kësaj sëmundje.
Epidemiologët e cilësojnë shumë serioze situatën. Këtë të hënë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus. Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës./tvklan.al