Një vajzë dhe një djalë janë fëmijët e parë të 2020-s
Dy bebe lindën në minutën e parë të vitit 2020.
E para ka lindur, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ajo është vajzë dhe do të mbajë emrin Emeli.
Ndërkohë në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që do të mbajë emrin Reis. Të dy fëmijët gëzojnë shëndet të plotë, bashkë me nënat e tyre.
Ishte ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo që bëri të ditur lajmin.
“Një djalë dhe një vajzë janë bebet e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutën 1 të vitit 2020
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë! Gëzuar me mrekullinë e jetës”, shkruante ajo./tvklan.al