Një vështrim nga historia për grushtet e shtetit në Turqi


Një vështrim nga historia për grushtet e shtetit në Turqi

08:27 16/07/2016

Trazirat e fundit në Turqi nuk janë të vetmet, pasi historia ka treguar se vendi është përballur me disa tentativa për grusht shteti.

Viti 1960

Grushti i parë i shtetit ka ndodhur në vitin 1960, ku gjatë asaj kohe pati tension mes qeverisë dhe opozitës. Ushtria rrëzoi qeverinë më 27 maj duke marrë kontrollin. Presidenti, kryeministri dhe disa ministra u arrestuan. Gjenerali Cemal Gursen mori pushtetin ndërsa presidenti Adnan Menderes u ekzekutua.

Viti 1971

Ekonomia turk ishte në stanacion në fund të viteve 1960 dhe recesioni shkaktoi protesta në të gjithë vendin. Monedha turke u zhvlerësua, ndërsa inflacioni vjetor arrit në 80%. Më mars ushtria ndërhyri sërish në përpjekje për të rivendosur rend. Shefi i përgjithshëm i ushtrisë, Memduh Tagmac, i dha ultimatum kryeministrit, Suleyman Demirel. Ai akuzoi qeverinë se çoi vendin në anarki dhe i kërkoi që të formonte një kabinet të fort qeveritar të frymëzuar nga pikëpamjet e Ataturkut. Disa orë më pas Demirel dha dorëheqjen. Ushtria nuk mori pushtetit në mënyre të drejtpërdrejtë, por u kërkua formimi i një qeverie teknike.

Viti 1980

Paqëndrueshmëria vazhdoi deri në grushtin e shtetit të vitit 1971. Turqia ndryshoi kryeministrat 11 herë gjatë viteve 1970. Ushtria nisi të diskutonte mundësinë e një grushti shteti në fund të vitit 1979 dhe e ndërmori këtë hap në shtator 1980. Ushtria drejtoi vendin për 3 vite. Më pas në vitin 1982 një Kushtetutë e re u miratua me referendum.

Viti 1997

Në zgjedhjet e vitit 1995 Partia islamike e Mirëqenies mori pushtetin. Në vitin 1997, ushtria i vuri kushte qeverisë. Më pas kryeministri, Necmettin Erbakan u detyrua të jepte dorëheqjen. Partia e tij u nxor e jashtëligjshme në vitin 1998 dhe Erbakan iu ndalua të ishte pjesë aktive në politikë për 5 vite. Disa anëtarë të partisë së tij, përfshirë presidentin aktual Recep Tayyip Erdogan themeluan Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.

/tvklan.al






Të ngjashme