Një vogëlushe italiane vdes nga malaria, mjekët të befasuar
Një vajzë 4-vjeçare italiane ka vdekur nga malaria cerebrale në Italinë veriore, dhe mjekët e shohin si rast shumë misterioz.
Sofia Zago vdiq në Breshia të dielën në mbrëmje, pasi u dërgua në spital me temperaturë të lartë dhe ethe.
Në itali nuk ekziston mushkonja anofele e cila mbart malarian cerebrale, forma më vdekjeprurëse e sëmundjes së gjakut. Por besohet që ajo mund të ketë mbërritur në Itali këtë gusht.
Sofia kishte qenë me pushime me prindërit e saj në Bibione.
“Është hera e parë në karrierën time prej 30 vitesh që kam parë një rast të tillë të malarias..”
, tha njëri nga mjekët, specialist i sëmundjeve ngjitëse.
Që nga vitet 1950, Italia nuk ka pasur një problem të malaries, sepse kënetat e infektuara nga mushkonjat janë tharë.