Njerëzit e parë drejt Marsit, pas 9 vitesh
Elon Musk, drejtuesi i kompanisë “SpaceX” thotë se njerëzit do të mund të prekin planetin Mars, pas 9 vitesh.
Në një konferencë për shtyp, kreu i një prej kompanive private që punojnë në sektorin e udhëtimeve hapësinore, ka thënë se “Nëse gjërat shkojnë sipas planit, do të jemi në gjendje që të nisim njerëzit e parë në Mars, në vitin 2024, të cilët do të mbërrijnë në këtë planet në vitin 2025.” Vetë Musk ka deklaruar në Shtator të viitt 2015 se ai kishte ndërmend të shpërndante një plan arkitekturor, por kolonizimin e planetit të kuq. "Do të jetë një anije kozmike gjigante”, ka thënë drejtori i “SpaceX's”, ndërsa ka shtuar se në vitin 2018 do të dërgohet në këtë planet, versioni i 2-të i “SpaceX's Dragon”. “Për këtë të fundit ende po punohet”, ka thënë ai, “sepse duhet gjetur një mënyrë për të rikthyer në Tokë.” Kjo nuk është hera e parë që Elon Musk, ka vendosur afate kohore, të gjitha jo gjithmonë janë përmbushur./tvklan.al