Njerëzit e urojnë për binjakët, por ajo është duke vdekur…


Njerëzit e urojnë për binjakët, por ajo është duke vdekur…

22:25 03/07/2018

Një grua e cila mendonte se ishte shtatzënë me binjakë u trondit kur mjekët i thanë se barku i saj i madh në të vërtetë ishte një tumor gjigant. Barku i Marilyn Felipe nisi të fryhej 7 vjet më parë dhe fillimisht ajo mendoi se priste fëmijë.

Por kur 39-vjeçarja shkoi tek mjeku, me shpresën e një lajmi të mirë, ajo u trondit kur iu tha se në fakt barku ishte një tumor miomë në qafë të mitrës.

Kjo masë beninje ishte shpërndarë në mitër dhe po shkaktonte fryrje të vazhdueshme.  Për 7 vjet me radhë tumori vijoi të rritej.

Për fatin e saj të keq, shpeshherë gruaja ndalohet në rrugë nga njerëzit të cilët nuk e dinë gjendjen e saj dhe e urojnë për shtatzëninë, duke menduar se pret binjakë apo edhe trinjakë.

Duke folur nga shtëpia e saj në Maguindanao, Filipine, Marilyn tha:

“Do doja shumë të isha shtatzënë, do të bëja festë. Por e vërteta është se jam në këtë gjendje prej shumë kohësh”.

Marilyn, sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, nuk është e martuar dhe nuk ka fëmijë dhe nuk ka mundur t’i nënshtrohet një operacioni që prej vitit 2011 kur u diagnostikua me tumor, për shkak të kostos.

Mjekët i thanë që operacioni në atë kohë shkonte rreth 1500 paund, por me rrogën e saj modeste, gruaja nuk mund ta përballonte.

Tashmë ajo ka lënë edhe punën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe shpreson në një mrekulli që do t’i shpëtonte asaj jetën.

/tvklan.al






Të ngjashme