Njerëzit para dyerve të kryeministrisë për halle – (9 Mars 2000)


Njerëzit para dyerve të kryeministrisë për halle – (9 Mars 2000)

11:45 09/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Çdo ditë përpara kryeministrisë, presidencës dhe kryesisë së kuvendit, njerëz nga rrethe të ndryshme vijnë për të zgjidhur hallet e tyre. Të sorrollatur nëpër gjykata, bashki apo prefektura në rrethe hallexhinjtë marrin rrugën drejt kryeqytetit, pasi është i vetmi vend ku ata shpresojnë se mund të marrin një përgjigje. Shpresa e fundit e tyre janë presidenti, kryeministri apo deputetët, me një fjalë qeveria.

Ndërkohë në të gjitha këto dikastere ekziston zyra e marrëdhënieve me publikun, e cila pret ankesat por edhe letrat e qytetarëve. Punësimi, ndonjë vizë për të emigruar, çështjet e pronësis dhe problemet e mbetura pezull në pushtetin lokal mbrrijnë kështu në zyrat që presin popullin./tvklan.al

Gazetar – Ornela Bego






Të ngjashme