Njerëzit preferojnë të mos i ndryshojnë parfumet
Në zgjedhjen e
parfumit nuk ndikon aspak çmimi apo mosha e parfumit. Aromat klasike që nukperëndojnë kurrë dhe që zgjidhen e rizgjidhen ende edhe nga gjeneratat e reja evërtetojnë akoma më tepër. Industria e parfumeve, ndër më të dashurat dhe tëfuqishmet në botë, përzgjedhjet dhe arsyet e përdorimit të tyre, është bërëedhe subjekt i një studimi të universitetit Imperial College London.Studimi i publikuar në revistën shkencore Plos One, ka analizuar kombinimet e rreth 1000 fragrancave në mbi 10 mijë parfume të ndryshme. Aromat më të përdorura në parfumeri rezultojnë të jenë jasemina, myshku, sandalo dhe ambra, dhe mënyra e kombinimit të tyre është ajo që ndikon më tepër në përzgjedhje.
Nga studimi ka rezultuar se vullnetarët që i janë nënshtruar kërkimeve, kanë preferuar në shumë raste edhe kombinime më te thjeshta prej vetëm dy aromash, veçanërisht jasemine me mente, apo myshku, vanilja dhe vetiver.
Klan Plus