Njerëzit që kanë motra janë më të lumtur
Herën tjetër kur motra ju merr rrobat, ushqimin ose ju vë në siklet, faleni shpejt. Në fakt, ndoshta do të ishte më mirë ta falenderoni atë.
Studimet nga Universiteti De Montfort dhe Universiteti Ulster pretendojnë se të pasurit një motër ju bën më të lumtur dhe më optimistë. Studimi ka intervistuar 571 të rinj të moshave 17 deri në 25 vjeç në jetën e tyre dhe zbuloi se ata të cilët ishin rritur me motra kishin më shumë gjasa të ishin të lumtur. Pjesëmarrësit dhanë përgjigje për pyetje të hartuara nga psikologë për të vlerësuar një sërë çështjes, duke përfshirë shëndetin mendor dhe lumturinë e përgjithshme. Rezulton se motrat nxisin vëllezërit dhe motrat e tyre të jenë më të hapur dhe më komunikues për ndjenjat e tyre, gjë që ndihmon në shëndetin mendor. Po ashtu, një studim nga Universiteti Brigam Jang që përfshinte 395 familje me më shumë se një fëmijë zbuluan se një motër, ju bën një person më të mirë. Zbulimi gjithashtu tregon se vëllezërit kanë gjithashtu ndikim pozitiv, për sa kohë që marrëdhënia me ta është e ngrohtë./tvklan.al