“Njeriu i atentateve”, si iu shpëtoi Castro 638 përpjekjeve për ta vrarë
Pas i ka mbijetuar më shumë se 600 atentateve për ta vrarë, ish-presidenti kuban Fidel Castro u nda nga jeta në mënyrë paqësore të moshën 90-vjeçare.
Udhëheqësi komunist, i cili sundoi vendin e tij me “grusht të hekurt” nga viti 1959 deri në 2008, jetoi për 50 vite nën sulmet e vazhdueshme të qeverisë amerikane.
Madje shpesh herë Castro theksonte se nëse “mbijetesa ndaj atentateve do ishte një ngjarje olimpike, ai do të fitonte medaljen e artë”.
Fabian Escalante, njeriu përgjegjës për të mbrojtur Castro ka thënë se ishin plot 638 përpjekje për ta vrarë atë.
Rrëfimi i tij është bërë në një dokumentar të vitit 2006 të titulluar “638 mënyra për të vrarë Castron”.
Sipas Richard Helms nga CIA, administrata e Presidentit Kenedy ushtronte presion të madh ndaj agjencisë së inteligjencës për eliminimin e Castros. Zyrtarisht CIA ka të dokumentuar të paktën pesë përpjekje për ta bërë këtë.
Sipas dokumenteve ka pasur disa mënyra për vrasjen e ish liderit komunist: Që nga helmimi i udhëheqësit kuban me cigare, e deri tek kontaktet me mafien./tvklan.al