Njeriu më pafat në botë
Ky mund të jetë njeriu më i pafat në gjithë botën...
Babai i dy fëmijëve ka kaluar infeksionin e stafilokokut, një infarkt në zemër, meningjitin dhe një kancer, që rrezikonte që ta linte të paralizuar. Por vijon dhe më tej... Gruaja e tij e tradhëtoi me shokun e tij të ngushtë… Oliver Pugh, kishte kaluar një sërë sëmundjesh shumë të rënda duke përfshirë dhe një tumor që mund ta kishte lënë të paralizuar, kur mësoi lajmin e hidhur se bashkëshortja e tij Grace, kishte nisur një marrëdhënie me mikun e tij të ngushtë. Kjo pasi e ndoqi atë për tek shtëpia e “shokut”, duke përdor aplikacionin “Find My iPhone”. Pak kohë më pas ai pësoi një aktak zemre, që sipas mjekëve erdhi si pasojë e shokut të marrë nga lajmi. “Besoj se jam personi më pafat në botë” është shpreshur ai, “por kjo më ka bërë më të fortë”. Problemet e tij nisën në vitin 2012 kur shkoi tek mjeku sepse kishte dhimbje në ije. Pas analizave rezultoi se ai kishte kancer. Pas dy operacioneve të para që dështuan, ai u infektua me meningjit. Në të njëjtin vit, ai humbi një pjesë të gishtit të tij të madh si pasojë e një aksidenti në punë dhe më pas u infektua dhe me Stafilokok. Pas tre vitesh nga kalvari i sëmundjeve shëndetësorë, ai u nda dhe nga e shoqja. Tashmë duke se fati i ka buzëqeshur sërish Oliver, pasi është shëruar dhe tashmë po hap një biznes të tijin.