Njihuni me “njeriun elefant” që jeton në izolim


Njihuni me “njeriun elefant” që jeton në izolim

21:14 04/08/2016

Një i ri nga India është mbiquajtuar “njeriu elefant i ditëve moderne”, për shkak se njërën anë të fytyrës e ka të varur.

16 – vjeçari Bhupinder Singh vuan nga një sëmundje tepër e rrallë e quajtur neurofibromatozë, e cila shkakton varje të lëkurës.

Por përveç faktit se duhet të jetojë me këtë gjendje, adoleshenti duhet të përballet me talljet dhe paragjykimet e të tjerëve. Ai u largua nga shkolla për shkak të pamjes së tij dhe rrëfen se nuk del më larg se lagjia ku jeton.

njeriuelefant

16 – vjeçari i është nënshtruar disa operacioneve, megjithatë ato nuk kanë rezultuar të suksesshme. Mjekët e kanë këshilluar familjen e tij që t’i drejtohen specialistevë në spitale në New Dehli, por për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, ata nuk mund t’i përballojnë këto trajtime./tvklan.al

Burimi: Mirror






Të ngjashme