Njohja në facebook, dy të rinj tentojnë të përdhunojnë 22-vjeçaren


Njohja në facebook, dy të rinj tentojnë të përdhunojnë 22-vjeçaren

19:03 26/12/2016

Dy të rinj nga Laçi janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi tentuan të përdhunonin një 22-vjeçare.

Sipas policisë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç ishin njohur para disa ditësh në rrjetin social Facebook me një 22-vjeçare nga Tirana.

Të dielën e 24 dhjetorit, dy të rinjtë pasi kishin pirë në një lokal një natë më parë me 22-vjeçaren më pas e kanë futur me force në automjetin e tyre tip “Volsvagen” dhe tentuan ta përdhunonin.

Disa kalimtare kanë dëgjuar thirrjet e vajzës që kërkonte ndihmë dhe njoftuan menjëherë policinë.

Më pas dy të rinjtë nga Laçi u detyruan ta linin të lirë vajzën. Ata janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës./ TV KLAN






Të ngjashme