“No Time To Die” merr kritikat e para, çfarë të prisni nga filmi


“No Time To Die” merr kritikat e para, çfarë të prisni nga filmi

23:00 29/09/2021

Filmi i pestë i Daniel Craig në rolin e James Bond ka marrë komente të shkëlqyera nga kritikët.

Filmi u shfaq në Hollin Mbretëror Albert ditën e martë pas vonesave të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Komenti me pesë yje i kritikut Kevin Maher thoshte: “Është më tepër se i mirë. Është madhështor”.

“Craig është një prezencë e lartë karizmatike që nga skena e parë në të fundit dhe ai tërhiqet në një stil të mrekullueshëm e shpirtëror”.

Ndonëse kritikat në përgjithësi ishin pozitive, pati edhe nga ato që kundërshtuan se nuk e justifikonte kohëzgjatjen prej 163 minutash.

Stephanie Zacharek nga “Time” u tregua tejet pozitive ndaj filmit, por tha se “Për 2 orë e 43 minuta është shumë i gjatë dhe i tejmbushur me skenar, më shumë nuk është gjithnjë më mirë. Dhe portretizon një nga të këqijtë më të mërzitshëm në historinë e këtyre serive, të luajtur nga Rami Malek, me lëkurë lara-lara dhe pizhame mëndafshi të çuditshme”.

“Por harrojeni të gjithë këtë. ‘No Time To Die’ pavarësisht të metave, është i përshtatur përsosmërisht për aktorin, i cili është për mua, Bond-i më i mirë nga të gjithë”.

Filmi shënon kulmin e serive që nisën në vitin 2006, me filmin e parë të Craig “Casino Royale”./tvklan.al






Të ngjashme